Sot nis java e gjashtë në Superligën e Kosovës, këto janë ndeshjet e “çmendura”

Sot nis java e gjashtë në Superligën e Kosovës, këto janë ndeshjet e “çmendura”

INDEKSONLINEE Diele, 22 Shtator 2019 9:14

Sot me fillim nga ora 15:00 do të zhvillohen dy ndeshjet e para të javës së gjashtë në Superligën e Kosovës në futboll.

Dukagjini do të jetë nikoçir i Feronikelit, me klinasit që ende nuk e kanë shijuar fitoren e as golin e parë në Superligë. ndërsa në ndeshjen tjetër takohen Drita dhe Trepça’89.

Me fillim nga ora 20:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” do të zhvillohet derbi ndërmjet Prishtinës dhe Gjilanit. Ekipit kryeqytetas dje iu largua trajneri Bylbyl Sokoli për arsye shër arsye shëndetësore, ndërsa venidn e tij e zuri ish-lojtari i Prishtinës, Armend Dallku, shkruan Indeksonline.

Nesër zhvillohen edhe tri ndeshjet tjera ku do të takohen Ballkani – Vushtrria, Flamurtari – Llapi dhe Ferizaj – Drenica./Indeksonline/