Sot ndeshja e barazhit të Superligës, Vushtrria përballë Llapit

Sot mësohet skuadra e fundit që do të jetë pjesë e Superligës së Kosovës për sezonin e ardhshëm.

Vushtrria dhe Llapi zhvillojnë ndeshjen e barazhit, për të përcaktuar se kusg do të jetë pjesë e elitës së futbollit kosovar,

Pas pesë viteve, Vushtrria e ka mundësinë më të mirë për tu rikthyer në Superligë.

Skuadra vushtrriase përfundoi e dyta në Grupin b të Ligës së parë, derisa javën e kaluar fitoi ndeshjen e barazhit ndaj Lirisë.

Ndërkohë Llpai përfundoi në vendin e tetë në Superligë dhe rrezikon rënien nga elita për herë të parë që nga inkuadrimi në sezonin 2015/16.

Ndeshja finale e barazhit mes Vushtrris dhe Llapit, zhvillohet sot në stadiumin ”Fadil Vokrri” në Prishtinë, më fillim nga ora 16:00.