Sot mot me diell, temperaturat deri në 31°C

Sot në vendin tonë pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe i nxehtë. Krejtësisht vonë në mbrëmje, rreth mesnatës, pritet shtim i vranësirave, duke gjeneruar lokalisht reshje shiu, teksa ka mundësi të ketë ndonjë vetëtimë dhe bubullimë.

Sipas Meteo Kosova, era do të fryjë nga kuadrati i veriut, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 15-50 km/h!

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 11 deri në 15°C, ndërsa ato maksimale prej 28 deri në 31°C.