Sot është ditëlindja e heroit Bahri Fazliu

Heronjtë vetëm ditëlindje kanë.

Sot, para 51 vjetësh, lindi njëri prej ideologëve më të shquar të çështjes kombëtare shqiptare, heroi i kombit, Bahri Fazliu.

Bahriu ra heroikisht në altarin e lirisë më 07.05.1998 në Bjeshkët e Bogiqes, në trekëndëshin kufitar Shqiptar Mali i Zi – Kosovë – Shqipëri.

Bahri Fazliu është vëllai i heroit Fahri Fazliut, i cili më 2 nëntor të vitit 1989 bashkë me Afrim Zhitinë ranë heroikisht në një betejë me policinë serbe në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë.