Sot dy takimet e fundit të javës së katërt në Superligën e futbollit

Sot do të zhvillohen edhe dy ndeshjet e fundit të kësaj jave në Superligën e Kosovës në futboll.

Ferizaj do ta presë në shtëpi skuadrën e inkuadruar këtë sezon në Superligën e Kosovës, Vushtrria.

Tek kampi i Vushtrrisë sot pritet të debutoj edhe trajneri i ri italian, i cili iu është bashkuar së fundi skuadrës.

Ferizaj vjen në këtë takim pas dy humbjeve të pësuara ndeshjet e kaluara, njëjtë është edhe skuadra e Vushtrrisë e cila ndeshjen e kaluar ka pësuar humbje nga Gjilani, transmeton KSP.

Ndeshja tjetër zhvillohet në Prishtinë, ku skuadra e Flamurtarit e pret skuadrën e Dukagjinit.

Të dyja këto ndeshje fillojnë nga ora 16:00. /Njeshi/