Zgjedhjet lokale në Kosovë pritet të mbahen më 12 tetor 2025.
Klina.info në faqen zyrtare Facebook ka bërë një sondazh që zgjati vetëm 24 orë.
Në këtë sondazh qytetarët patën mundësi të votojnë se kë do donin ta shihnin në udhëheqje të Klinës për 4 vitet e ardhshme.
Sipas votave, i pari ka dalë kandidati për kryetar nga PDK, Sokol Bashota me 1800, pasuar nga kryetari aktual që kërkon dhe një mandat nga radhët e AAK-së Zenun Elezaj me 1600 vota, pasuar nga kandidati për kryetar nga radhët e VV-së Ramiz Rrusta me 500 dhe i fundit është kandidati për kryetar të Klinës nga LDK (që ende nuk ka partia një propozim), por që qytetarët kësaj radhe kanë votuar sigurisht për subjektin politik.
Ky është vetëm një test, pasi qytetarët janë në pritje të programeve nga kandidatët për kryetarë dhe fushatës së tyre, e që çdo gjë do të ndryshoj deri atëherë./Klina info/