Skandaloze: Fëmija 3-vjeçar keqtrajtohet në çerdhen publike në Fushë Kosovë, familja pretendon se është rrahur brutalisht

Një fëmijë 3-vjeçar është keqtrajtuar në një çerdhe publike në Fushë Kosovë.

Faton Geci ka publikuar një video në rrjetin Facebook ku pretendon që nipi i tij, është rrahur sot brutalisht nga tri edukatore në një çerdhe publike në Fushë Kosovë.

Geci thotë se nipi i tij, ka pësuar trauma të rëndë psiqike, dhe po përjeton ankth të madh.

Ai ka kërkuar nga organet e drejtësisë që të bëjnë punën e tyre.