“Sikur ndonjë granatë”, flet djali i 85-vjeçarit nga Malisheva që vdiq pas djegies së shtëpisë

Mëngjesi i sotëm ishte tragjik për një 85-vjeçar nga Malisheva, pasi që i njëjti kishte mbetur brenda në shtëpi, e cila ishte djegur pas mesnate,

Këtë rast për Sinjalin e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës të cilët thonë se sipas mjekut kujdestar viktima është sjellë pa shenja jetë në emergjencë.

Por si ndodhi e tërë ngjarja? Djali i viktimës në një prononcim për “TV Malisheva” ka treguar ngjarjen tragjike.

“Rasti ka ndodhë kështu, në ora 03:00 të natës, të gjithë jemi kanë fjet, në këtë pandemie veç e veç kemi nejt, tu e qu bukën sikur tu ikë edhe kem ni sikur vëtima, sikur kur vëton, sikur kur gjun dikush ndonjë granatë, prej rrymes prej shtylles elektrike edhe ka bërë një pëlcitje atje. Atëherë jemi qu unë, gruja shpejtë e shpejtë e pastaj edhe djali i madh.

Kom menu që bojleri ka pëlcit edhe e kom nal ata thash tash derdhet uji, kur po vjen prej salloni flaka, tymi. Atëherë djali ka hyp andej edhe mi ka gju dy fmijtë e vet, gruen e vet, ka këcy prej të dytit kat. I kom thirr shpejt e shpejt Policinë, por më është dokë që nuk po e qon kërkush edhe tani këta të zjarrëfikësave se e kam daj atë dhe më than që shpejtë vijmë, s’kanë vonu 10 minuta janë ardhë.

Mirëpo këtu vendi i nxan, deri hynën. Atëherë në katin e tretë ishte djali i vllavit dhe baba anej. Mirëpo baba e kish qel pak xhamin me kqyr çka u ba edhe i ka hy tymi edhe sun e ka mbyllë. Na nuk kemi mujtë me shku me marrë, atëherë Heseti, vet i treti ka shku e ka marrë mirëpo me pak shenja për jetë e kanë qit poshtë. Ai ka qenë i fortë, kurrë se ka mundu sëmundja”.

Për të gjithë këtë rast, ai shkaktar e konsideron problemin me rrymë elektrike.

Ndryshe, lidhur me rastin është kontaktuar prokurori i shtetit dhe me urdhër tij trupi i pajetë dërgohet për obduksion në IML Prishtinë.