Shtëpia e Bardhë ftoi veç Avdullah Hotin, ky shkon vet i teti

Në takim në Shtëpinë e Bardhë do të marrë pjesë veç Avdullah Hoti, i cili përballë do ta ketë Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Kjo me ftesën e Këshilltarit për Sigurinë Nacionale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Robert O’Brien.

Kështu i kishte thënë Gazetës Infokus, zëdhënësi i Këshillit për Sigurinë Kombëtare të ShBA-ve, John Ullyot, më 22 gusht.

“Këshilltari për Sigurinë Nacionale Robert O’Brien ka ftuar liderët e Serbisë dhe Kosovës në Uashington më 4 shtator. Bisedimet janë shtyer për dy ditë nga data e 2 shtatorit, për arsye të agjendës. Shtetet e Bashkuara të Amerikës po shikojnë përpara në këto diskutime të rëndësishme me Presidentin Vuçiq dhe Kryeministrin Hoti”, thuhet në këtë përgjigje për Infokus.

Por, pavarëissht kësaj, Hoti ka marrë edhe 7 persona të tjerë më vete dhe ka shkuar në Uashington katër ditë para takimit, shkruan gazeta Infokus.

Bashkë me Hotin, janë edhe Skënder Hyseni, Driton Selmanaj, Albulena Balaj, Arban Abrashi, Selim Selimi, Meliza Haradinaj e Ardita Dushi.

Ndërsa, Vuçiq ende nuk është nisur për Serbi, e që sot të planifikuar ka dy takime me ambasadorin rus në Beograd.