Shtatë të vdekur në 24 orët e fundit në Kosovë nga COVID-19

Members of the University Clinical Center of Kosovo in protective gear walk past a sign reading "Ambulance For Coronavirus" at the University Clinical Center of Kosovo in Pristina on March 14, 2020. - Kosovo reported its first coronavirus (COVID-19) case on March 13, 2020, in a 22-year-old Italian woman and a 77-year-old Kosovar man, both recently returned from Italy. (Photo by Armend NIMANI / AFP)

Shtatë persona kanë vdekur si pasojë e infektimit me COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë,

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe Ministria e Shëndetësisë të mërkurën publikuan statistikat e fundit rreth COVID-19 në vend.

Në raportimin e tyre, u bë e ditur se 4 persona kanë vdekur si pasojë e infektimit me koronavirus.

Ndërkaq gjatë të mërkurës, vdiqën edhe tre të tjerë të infektuar me COVID-19.

Dy persona vdiqën në Ferizaj, ku po trajtoheshin pasi ishin infektuar me koronavirus.

Ndërkaë viktima e tretë u shënua në Skenderaj, duke çuar kështu në shtatë numrin e viktimave të koronavirusit në 24 orët e fundit në Kosovë.

Numri total i rasteve pozitive me koronavirus në vend ka shkuar në 5 mijë e 237, numri i të shëruarve në 2 mijë e 462, ndërkaq raste aktive janë 2663.

115 persona kanë vdekur si pasojë e infektimit me COVID-19.