Edhe një klub i Premier Ligës i shtohet garës për Brojën

Steve Sidwell, ish-lojtari i Chelseat, duke folur për të ardhmen e Armando Brojës, ka nxjerrë në skenë edhe skuadrën e West Hamit.

Pas largimit të Haller drejt Ajaxit në janar të 2021-shit, trajneri David Moyes e ka shprehur qartë se është në kërkim të një sulmuesi potent, që të shtyjë sa më shumë ekipin përpara.

Në lidhje me këtë ka folur edhe Sidwell i cili në “BT Sport” përmend emrin e Brojës, si sulmuesin e duhur për Moyes dhe West Hamin, nëse do të duhet të bëjnë progres në Premier Ligë.

“Unë do të preferoja Armando Brojën, është i ri dhe i uritur, mendoj që duhet të jetë tek West Hamit, ai po tregon se mëson shpejt, për mua është i duhuri”, përfundoi ish-lojtari i Chelseat.

Në fitoren 2-3 të Southamptonit kundër West Hamit, Broja nuk arriti që të shënonte, por sulmuesi nuk doli pa lënë gjurmë nga ajo ndeshje, sepse fitoi një penallti, që i dha avantazhin për herë të dytë ekipit të tij. Gjithsej, shqiptari ka shënuar pesë gola në kampionatin anglez dhe dy në Kupë