Shtabi Emergjent i Klinës diskuton për masat pas lehtësimit të lëvizjes nga Covid-19

Nën drejtimin e kryetarit të komunës, Zenun Elezaj, shtabi emergjent sot ka mbajtur mbledhjen e radhës, ku është diskutuar për masat që duhet të ndërmerren nga institucionet lokale, në rast se Qeveria e Kosovës vendosë të lehtësojë masat.

Kryetari Elezaj ka falënderuar anëtarët e shtabit për angazhimin e treguar në menaxhimin e situatës së krijuar për përhapjes së pandemisë COVID-19.

Ai ka kërkuar që të bëhet inspektimi i zbatimit të vendimeve të Qeverisë për respektimin e distancës dhe masave të tjera mbrojtëse në markete dhe biznese tjera.

Kryetari i komunës, Zenun Elezaj, apelon qytetarët që megjithëse janë lehtësuar masat pas menaxhimit të mirë të situatës, duhet të mbajmë nivelin e kujdesit, pasi rreziku i përhapjes së pandemisë është ende prezent. /