Shqiptari kapet në Itali me 21 kg kokainë, droga me vlerë 3 milionë euro

Një shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi u kap me 21 kg kokainë në makinë. Sipas mediave italiane, shqiptari i cili ishte nën vëzhgim prej disa kohësh, u përplas me një mjet tjetër gjatë arratisjes.

Gjatë ndjekjes, shqiptari hodhi nga dritarja e makinës një zarf, të cilin policia italiane e sekuestroi. Nëse droga do të shitej në treg, do të kapte vlerën e 3 milionë eurove.

Tashmë shqiptari do të përballet me akuzat e trafikut të drogës dhe rezistencë ndaj autoriteteve italiane. Identiteti i tij ende nuk bëhet me dije