Shqiponjat “fluturojnë” mbi Prishtinë, Peja mbetet e pamposhtur

KB Peja vazhdon të jetë e pamposhtur këtë sezon në Superligën e basketbollit kosovar.

Shqiponjat triumfuan sot ndaj Prishtinës, në “Pallatin e Rinisë”, duke e mposhtur skuadrën nga kryeqyteti me rezultat 95-80,

Kjo është fitorja e gjashtë për Pejën këtë sezon në po aq ndeshje, ndërsa Prishtina ka katër fitore dhe dy humbje.