Shqipëria sonte shpreson fitore të “Tre Luanëve” ndaj Serbisë, kështu sigurohet play-offi…!

Kombëtarja e Shqipërisë sonte luan ndaj Andorrës, ndeshjen e vlefshme për kualifikim në Kupën e Botës 2026.

Tri pikë është synimi i Sylvinhos me djelmoshat “kuqezi”, shkruan Indeksonline

Vetëm me tri pikë, Shqipëria mban gjallë shpresat për të siguruar play-offin.

Por, duhet kryqëzuar duart edhe në një rezultat pozitiv në ndeshjen Angli – Serbi

Tre Luanët” e presin Serbinë në stadiumin e “Ëembley” dhe në rast të fitores, ia shuajnë gjasat serbëve për play-off.

Vetëm me një fitore të Shqipërisë dhe të Anglisë sonte, “kuqezinjtë” sigurojnë play-offin – në të kundërtën rezultatet tjera, e shtyjnë festën për ndeshjet “finale”.

Kujtojmë që pas Andorrës, Shqipëria luan ndaj Anglisë në “Air Albania”.