Shqipe Selimi dhe Xhafer Berisha bëjnë nderime para shtatores së Mujë Krasniqit në Klinë

Sot, kandidatja për deputete nga radhët e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Shqipe Mehmeti Selimi dhe kandidati tjetër për deputet, Xhafer Berisha, bënë nderime para shtatores së Mujë Krasniqit.

Këtë e ka bërë të ditur dega e kësaj partie në faqen zyrtare FB.

Ndër të tjera përmes këtij postimi shkruhet se “Lufta e Komandant Mujë Krasniqit me shokë ishte ta fitojë lirinë, ndërsa lufta jonë politike është ta ruajmë e ta forcojmë atë”.

Ky është postimi i plotë:

Është e domosdoshme që themeltarët e lirisë t’i kujtojmë gjithmonë e rrugëtimin tonë politik ta vazhdojmë aty ku ata e lanë. Lufta e Komandant Mujë Krasniqit me shokë ishte ta fitojë lirinë, ndërsa lufta jonë politike është ta ruajmë e ta forcojmë atë. Vetëm duke votuar #KrejtdheDrejt votohet për forcim e ndërtim të shtetit, të shëndetësisë, arsimit, sigurisë e kulturës.
Vazhdojmë #KREJTdheDREJT