Shqetësuese: Katër raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Prishtinë

Katër raste të dhunës në familje janë raportuar në Prishtinë brenda 24 orëve, raporton “Zëri.info”

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në Prishtinë janë arrestuar pesë persona, pasi kanë ushtruar dhunë në familje.

Një burrë është arrestuar pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortës së tij, e cila ka pranuar tretman mjekësor.

Në një rast tjetër Policia ka arrestuar një femër, pasi e njejta kishte sulmuar fizikisht një femër tjetër.

Ndërsa në një familje tjetër në Prishtinë janë rrahur mes vete dy meshkuj dhe dy femra, prej tyre janë arrestuar një femër dhe një mashkull, ndërsa dy të tjerët janë liruar.

Po ashtu për dhunë në familje është arrestuar edhe një burrë tjetër në Prishtinë