Shkon në katër numri i të vdekurve në Izrael pas sulmit të Iranit, 99 të plagosur

Katër persona janë konfirmuar të vdekur pas një sulmi në Izraelin qendror.

Të katër viktimat janë: një grua rreth të 60-ave, një grua në të 80-at, një djalë rreth 10 vjeç dhe një vajzë e vogël.

Ndërkohë, Shërbimi emergjent i Izraelit-MDA njofton se po trajton 99 persona të plagosur – katër prej tyre janë në gjendje të rëndë.

Në të njëjtën kohë, Izraeli ka ndërmarrë sulme ndaj Iranit – por ende nuk ka të dhëna për viktima atje.

Raportimet nga Irani tregojnë se autoritetet kanë vendosur kufizime të gjera në internet pas sulmeve izraelite.