Shkon në 61 numri i të helmuarve në Malishevë, një gjashtëvjeçar në gjendje më të rëndë

Drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Malishevë, Afrim Krasniqi, ka bërë të ditur se numri i të helmuarve me ushqim në Malishevë, ka shkuar në 61.

Këta persona dyshohet se janë helmuar pasi kanë konsumuar ushqim në një lokal të Malishevës, që shërben ushqime të shpejta.

“Deri tani në këto momente kur po flasim, janë evidentuar 61 raste të cilët kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare”, ka thënë Krasniqi, për Klan Kosova.

Ai ka bërë të ditur se një fëmijë i moshës gjashtëvjeçare është në gjendje më të rëndë.

“Gjendja për momentin është më e rëndë për momentin është e një fëmijë të moshës gjashtëvjeçare. Komplikimet e tij janë për momentin janë dridhjet, ethe, temperaturë dhe ka një çrregullim të sistemit nervor për momentin”, u shpreh tutje ai.