Vdesin 3 persona nga koronavirusi në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 3 qytetarë të prekur me koronavirus.

Viktimat janë një 44-vjeçare nga Durrësi, një pacient 71-vjeçar nga Tirana dhe një pacient 85-vjeçar, gjithashtu nga Tirana.

Të 3 pacientët kishin disa sëmundje bashkëshoqëruese dhe nuk kanë mundur dot të mbijetojnë për shkak të rëndimit të gjendjes shëndetësore.

Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar të prekur edhe 69 persona të tjerë.