Shkon në 1300 numri i të arrestuarve në Francë

Ministria e Brendshme ka thënë tani se 1,311 persona janë arrestuar në të gjithë Francën mbrëmë, kanë raportuar mediat franceze.

45 mijë policë ishin vendosur në gjendje gatishmërie në Francë.

Trazirat filluan të martën pasi policia franceze qëlloi për vdekje një djalë 17-vjeçar me origjinë algjeriane, të quajtur Nahel M.