Shiu shkakton probleme në “Fadil Vokrri”, lyhen sërish vijat e fushës

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar disa probleme të vogla në terrenin e stadiumit “Fadil Vokrri”.

Vijat e bardha të fushës janë fshirë për shkak të shiut dhe janë duke u rilyer nga punonjës të stadiumit pak para fillimit të takimit, Kosovë-Zvicër.

Dy mirëmbajtës të fushës po luftojnë aktualisht me stuhinë, duke i lyer vijat me bojë të bardhë të freskët e cila nuk dihet nëse do të rezistojë deri në fund.

Përkundër problemeve të vogla, në përgjithësi terreni në “Fadil Vokrri” është shumë i mirë dhe deri më tani nuk është paraqitur asnjë problem që do të ndikonte në mbarëvajtjen e ndeshjes.

Takimi do të zhvillohet me fillim nga ora 20:45