Shiten të gjitha biletat për ndeshjen Kosovë – Suedi

As çmimi më i shternjtë se herët e kaluara, nuk ka ndikuar në shitjen e biletave për ndeshjen Kosovë – Suedi, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Botëror.

Në linkun për shitjen e biletave, shihen që kanë mbetur pa shitur më pak se 100 bileta në sektorin VIP, të cilat kushtojnë 100 euro.

Kujtojmë që ndeshja Kosovë – Suedi zhvillohet me 8 shtator, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, më fillim nga ora 20:45.