Shifra shqetësuese/ Mbi 100 aksidente trafiku brenda ditës

Gjatë 24 orëve të fundit, në territorin e Kosovës kanë ndodhur 109 aksidente trafiku, prej të cilave 28 kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 81 të tjera me dëme materiale.

Sipas policisë, aksidentet kanë ndodhur në të gjitha rajonet e vendit ndërsa me të gjitha është marrë njësiti i trafikut.

Ndaj të gjithë atyre që kanë thyer rregullat në komunikacion, policia ka shqiptuar 2133 gjoba kundërvajtëse.