Shërohen edhe 7 pacientë nga COVID19, në Kosovë

Sot më 08 prill 2020, janë shëruar edhe shtatë (7) pacientë, derisa numri i përgjithshshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej tridhjetë e shtatë (37).

Nga data 13 mars 2020 kur janë konfirmuar dy rastet e para, deri me 08 prill 2020 gjithsej dyqind e njëzet e katër (224) raste pozitive të konfirmuara për virusin SARS-CoV-2.

Nga rastet e konfirmuara pozitive, sipas komunave: gjashtëdhjetë e gjashtë (66) raste nga komuna e Malishevës, njëzet e pesë (25) raste nga Prishtina, njëzet e një (21) raste nga komuna e Vushtrrisë, njëzet (20) raste nga Mitrovica e Veriut, tetëmbëdhjetë (18) raste nga Gjilani, trembëdhjetë (13) raste nga Kamenica, dhjetë (10) raste nga Gjakova, dhjetë (10) raste nga Zveçani, shtatë (7) raste nga komuna e Vitisë, gjashtë (6) nga komuna e Pejës, katër (4) raste nga Podujeva, tre (3) raste nga Klina, tre (3) raste nga Fushë Kosova, tre (3) raste nga Prizreni, tre (3) raste nga Leposaviqi, tre (3) raste nga Suhareka, dy (2) raste nga Ferizaji, dy (2) raste nga Zubin Potoku, dy (2) raste nga Lipjani dhe me nga një (1) rast komuna e Drenasit, Obiliqit dhe Shtimes.

Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke iu obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome. Deri më sot janë kontaktuar dhe janë nën mbikëqyrje 3.882 kontakte të rasteve.