Shembje dheut në Gremnik, bllokohet një lagje – intervenim i menjëhershëm nga Komuna e Klinës

Në fshatin Gremnik ka ndodhur një shembje e dheut, si pasojë e së cilës është bllokuar një lagje, duke vështirësuar qarkullimin dhe duke rrezikuar sigurinë e banorëve.

Menjëherë pas njoftimit, Komuna e Klinës ka reaguar duke dalë në terren me ekipet përkatëse, ku kanë nisur intervenimin emergjent për largimin e dheut dhe stabilizimin e zonës së prekur.

Autoritetet komunale u bëjnë thirrje banorëve për kujdes të shtuar, deri në normalizimin e plotë të gjendjes. Situata po monitorohet dhe priten veprime të mëtejshme për parandalimin e rreziqeve të reja, sidomos pas reshjeve të shiut./,Klina info/