Shaqiri po stërvitet me skuadrën zvicerane, ka një mesazh para ndeshjes me Kosovën

Xherdan Shaqiri është duke u bërë gati për ndeshjet e radhës së Zvicrës në kuadër të eliminatorëve për Euro 2024.

Ylli nga Zhegra e Gjilanit po stërvitet me skuadrën e Luganos, pasi që skuadra e tij nuk arrti të kualifikohet në Play-off të MLS.

“Pres me padurim që nga e hëna të përgatitemi sërish për kombëtaren me Fc Luganon”, ka shkruar Shaqiri në rrjetet sociale.

Zvicra luan me Izraelin, Kosovën dhe Rumaninë, në tri ndeshjet e fundit në grup.