Rusia, kërcënon SHBA-në se do t’ia godasë mjetet luftarake që po i dërgon në Ukrainë

epa09791192 The Russian National flag waves atop the Bank of Russia headquarters in Moscow, Russia, 28 February 2022. The Bank of Russia decided to raise the key rate from 9.5 percent to 20 percent per annum starting 28 February. The Central Bank attributed this to a radical change in external conditions. The measure was taken in light of harsh sanctions imposed by the international community on Russia following its troops entering Ukraine on 24 February, and the subsequent collapse of the ruble. EPA/SERGEI ILNITSKY

Zëvendësministri i Jashtëm rus Sergei Ryabkov paralajmëroi Shtetet e Bashkuara për pasojat e mundshme të transferimit të armëve në Ukrainë, duke thënë se autokolonat me armë të huaja do të ishin “shënjestra legjitime”.

Ryabkov i bëri këto komente të shtunën në kanalin shtetëror, Channel One, sipas agjencisë shtetërore ruse të lajmeve RIA Novosti, raporton CNN.

“Ne paralajmëruam Shtetet e Bashkuara se furnizimi i Ukrainës me armë nga një numër vendesh në formë orkestrimi prej tyre nuk është vetëm një lëvizje e rrezikshme, por këto janë veprime që i kthejnë autokolonat përkatëse në objektiva legjitime”, shtoi ai.

Mediumi amerikan ka raportuar se SHBA-ja ka tërhequr 200 milionë dollarë nga buxheti ushtarak i saj për Ukrainën. Në këtë buxhet, do të përfshihen mbulesat e shpenzimeve për produktet dhe shërbimin ushtarak të ukrainasve.

Deri më tani, që nga viti i kaluar, SHBA-ja i ka ndarë më se një miliard dollarë për ushtrinë ukrainase