Zvicër: Dyshohet se vrau gruan, arrestohet kosovari

Një 35-vjeçar nga Kosova dyshohet të ketë vrarë gruan e tij në St. Gallen të Zvicrës.

Ai kishte raportuar në qendrën e thirrjeve të urgjencës rreth orës 03:20 të mëngjesit, duke thënë se kishte plagosur rëndë gruan e tij.

Sipas mediumit 20.min.ch, Policia kur ka shkuar në vendin e ngjarjes e ka gjetur të vdekur viktimën, 32-vjeçare.

Kosovari është arrestuar, derisa motivi i ngjarjes ende nuk dihet.

Raportohet se në momentin e krimit në banesë ndodheshin edhe tre fëmijë që jetonin në të njëjtën familje.

Ata nuk kanë pësuar lëndime dhe për ta janë duke u kujdesur nga familjarët.

20.min.ch ka publikuar edhe fotografinë e ndërtesës në të cilën dyshohet të ketë ndodhur tragjedia.