Rriten aktivitetet e  bashkëpunimit në Kosovë

Kontingjenti italian në Kosovë, i angazhuar në misionin e NATO-s të quajtur “Joint Enterprise/Ndërmarrja e Përbashkët”, në dhjetëditëshin e parë të nëntorit realizoi dy projekte të rëndësishme të bashkëpunimit Civilo-Ushtarak në favor të popullatës kosovare në sektorin e arsimit publik.

Donacionet janë bërë nga Qendra Administrative e Intendencës (CAI) e Pejës dhe nga Njësia Italiane e Komandës Rajonale Perëndimore (RC-W) e KFOR-it me “Djajtë e Verdhë” të Regjimentit 185 të Artilerisë së Parashutistëve, efektivë në Brigadën Folgore të Ushtrisë italiane.

Donacioni i parë është bërë në Bec të komunës së Gjakoves, për institutin shkollor te quajtur “Shtepia e paqes”, e drejtuar nga Motrat e Urdhrit të Shën Bazilios. Koloneli Walter Petruccelli, drejtor aktual i forcave të përbashkëta të CAI-t, ndermjetesoi realizimin  e një mbledhjeje fondesh në favor të institutit, të cilit i janë bashkuar në mënyrë autonome shumë firma.

Në veçanti, jane bashkuar kompanitë kosovare që kanë raporte me kontingjentin italian, dyqanet Post Exchange të pranishme në bazën “Villaggio Italia” dhe kompanitë italiane që furnizojnë kontingjentin jashtë vendit. Ky aktivitet për mbledhjen e fondit bëri të mundur qe motrave t’ju dhurohet një kupon për 2679 litra naftë për ngrohje, material didaktik dhe lodra; të gjitha në favor të fëmijëve të institutit që u përkasin grupeve të etnive dhe besimeve fetare te ndryshme.

Aktiviteti i dytë i bashkëpunimit civilo-ushtarak përfshinte dorezimin e 102 laptopëve nga kontingjenti italian i KFOR-it i pranishëm në RC-W në komunën e Deçanit. Në ceremoninë e mbajtur në sallën e këshillit të komunës morën pjesë kryetari Bashkim Ramosaj, Drejtori i arsimit Bekim Vishaj dhe Kolonel Andrea Bertazzo, komandant i Komandës Rajonale Perëndim. Ky donacion i laptopëve do të sigurojë mjete shtesë mësimore për të mundësuar mësimdhënie që është në linjë me metodologjitë moderne.

Kontingjenti italian i misionit të KFOR-it, me përfundimin e projekteve të tij të bashkëpunimit civilo-ushtarak, do të vazhdojë të sigurojë përmbushjen e detyrës së misionit sipas diktateve të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999, për të garantuar një mjedis të sigurt dhe te mbrojtur për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë.

 

#UnaForzaperilPaese/ #NjëForcëpërVendin