Rrahman Rama: Vushtrria i dha jehonën e fitores PDK-së

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Rrahman Rama, ka deklaruar se Vushtrria ka dhënë një mesazh të fuqishëm mbështetjeje për PDK-në dhe për kryeministrin e ardhshëm të vendit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ka vlerësuar tubimin e mbajtur në këtë qytet, duke e cilësuar atë si dëshmi të qartë të përkrahjes së madhe qytetare.

“Vushtrria ime e dha jehonën e fitores! Me këtë tubim të mrekullueshëm i ofruam mbështetjen kryeministrit të ardhshëm, Bedri Hamzës. Vushtrri, faleminderit për përkrahjen e madhe”, ka shkruar Rama.

Rrahman Rama është kandidat për deputet nga radhët e PDK-së me numrin 7 në listën zgjedhore, ndërsa në postimin e tij ka theksuar rëndësinë e unitetit dhe mobilizimit qytetar në prag të zgjedhjeve.