Rrahman Rama: Qeverisja e Bedri Hamzës do të rrisë për 50% mbështetjen për kategoritë e dala nga lufta

Rrahman Rama, kandidat për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me numrin 7, ka bërë një postim publik pas një takimi me bashkëluftëtarët e tij, ku është prezantuar plani i Bedri Hamzës për kategoritë e dala nga lufta.

Në postimin e tij, Rama ka bërë të ditur se sot është mbledhur me shokët e luftës për të dëgjuar nga afër programin qeverisës të Bedri Hamzës, duke theksuar se një nga pikat kyçe të këtij programi është rritja e mbështetjes financiare për veteranët, invalidët e luftës dhe familjet e dëshmorëve.

“Sot u mblodhëm me shokët e mi të luftës për të dëgjuar planin e Bedri Hamzës për kategoritë e dala nga lufta. Qeverisja e Bedri Hamzës do të rrisë për 50% mbështetjen për veteranët, invalidët dhe familjet e dëshmorëve”, ka shkruar Rama.

Ai ka theksuar se kjo qasje është një dëshmi e përkushtimit të PDK-së ndaj vlerave të luftës dhe sakrificës për liri, duke shtuar mesazhin: “Bashkë për UÇK-në. Përpara për Kosovën!”