Rrahman Rama e nisi ditën në Viti, merr mbështetje të fuqishme nga qytetarët

Kandidati për deputet i Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Rrahman Rama, me numër 7 në listën zgjedhore, e ka nisur ditën e sotme me takime në Viti, ku është pritur nga përkrahës të palëkundur të PDK-së.

Gjatë takimeve me qytetarë dhe simpatizantë, Rama ka marrë premtime për mbështetje të fuqishme në zgjedhjet e ardhshme, duke theksuar se ky besim e obligon atë për përfaqësim dinjitoz dhe zë të fuqishëm në Kuvend.

“Më premtuan mbështetje, e unë u premtova se do të jem zëri i tyre gjithmonë,” ka shkruar Rama në një postim publik, duke nënvizuar përkushtimin e tij ndaj qytetarëve dhe vizionit të PDK-së.