Reagon vëllau i Nezir Mehmetajt: Vëllau im që 8 muaj në Serbi, gjykata e Kosovës i paska transferuar serbët e Moknës në Veri

Gjykata ka vendosur që katër serbët e arrestuar vikendin që lamë pas në bjeshkët e Moknës në Istog të transferohen në Veri për të kaluar kohën e caktuar të paraburgimit.

Vëllau i Nezir Mehmetajt, kosovarit që po mbahet që 8 muaj nga autoritetet serbe në arrest ka reaguar duke thënë se Gjykatat në Kosovë po përfillin kërkesat e avokatëve serbë, por askush s’jep përgjigje për vëllaun e tij që po mbahet padrejtësisht nga Serbia.

“Gjykata në Kosovë paska vendosur që të transferojë në Veri katër serbët e arrestuar në vikend në bjeshkët e Moknës. Gjykatat tona paskan përfillur urdhërat e kërkesat e avokatëve serbë. Por, Gjykata në Serbi ka më shumë se 8 muaj që po e mban padrejtësisht vëllaun tim, Nezir Mehmetaj. A duhet dikush të përgjigjet ndaj këtij rasti.

Shteti ynë duhet rastin e vellaut ta merr me seriozisht sepse ka mbetur pas dore sikur të mos ishte shtetas i republikës së Kosovës,ligji për mbrojtjen e të akuzuarve të supozuar për krime lufte është miratuar,por Nezir Mehmetaj nuk është nën mbrojtjen e ketij ligji,avokatet mbrojtës të propozuar nga zyra nderlidhse e Kosovës me seli ne Beograd duhet të i paguaj familja me shumën e pagesave ashtu qysh atyre ju konvenon, krejt kjo si pasoj qe jemi paragjykuar ne aspektin financiar pasi qe e gjitha mbeti ne duart tona u dasht qe të bëjm gjithqka me forcat tona me qellim të nxerrjes së vllaut nga duart e pushtetit Serb.

Realisht ne ketë rast të ndishem i cili na ka lenduar shpirtnisht i takon shtetit tonë të prij e familja të i shkoj mbrapa shtetit deri ne zgjidhje e rastit ,deri ne lirimin e Nezir Mehmetaj sepse pa asnjë të drejt Serbia po e mban për qellimet e veta,duke maltertuar ndjeshem vetë të burgosurin po ashtu familjen dhe të gjithë ata qe i ka prekur ky rast.
Sinqerisht është për të ardhur keq pse krejt barra është mbi supet e familjës” shkruan Valon Mehmetaj në reagim./