Rinia e PDK-së në Klinë e motivuar për sfidat e reja, pjesëmarrës edhe kandidatët Pantina e Fejzullahi

Rinia Demokratike, dega në Klinë, ka organizuar sot darkën tradicionale të fundvitit, e cila shërbeu si një moment reflektimi, bashkimi dhe motivimi për sfidat që e presin organizatën në periudhën e ardhshme.

Në këtë mbrëmje festive ishin të pranishëm edhe kandidatët për deputetë të PDK-së nga komuna e Klinës, Arta Pantina dhe Agim Fejzullahi, të cilët u pritën me interes dhe mbështetje nga të rinjtë demokratë. Pjesë e takimit ishte edhe kandidati Haxhi Raci.

Takimi u zhvillua në një atmosferë pozitive dhe bashkëpunuese, ku u diskutua për vizionin politik, rolin e rinisë në vendimmarrje, si dhe për angazhimin e përbashkët në funksion të zhvillimit të vendit.

Të pranishmit theksuan rëndësinë e fuqizimit të rinisë dhe përfshirjes së saj aktive në proceset politike, duke shprehur përkrahje për kandidatët e PDK-së nga Klina, Arta Pantina dhe Agim Fejzullahi, si përfaqësues të denjë në Kuvendin e Kosovës.