Aksident në Deçan, humbë jetën një person

Një person ka humbur jetën pas një aksidenti në fshatin Ballaboq të Deçanit.

Aksidenti kishte ndodhur dje rreth orës 19 e 40.

Policia për këtë rast ka arrestuar një person, i cili derisa kishte qenë duke e drejtuar veturën me targa vendore nga pakujdesia e kishte goditë këmbësorin.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar i cili derisa kishte qenë duke e drejtuar veturën me targa vendore nga pakujdesia e kishte goditë këmbësorin – viktimën mashkull shtetas i Shqipërisë i cili kishte qenë duke kaluar rrugën. Si pasoj e goditjes viktima në vendin e ngjarjes ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku. Përveç njësive policore në vendin e ngjarjes ka dalë prokurori i cili ndaj të dyshuarit ka lëshuar vendim mbi ndalim dhe është dërguar në mbajtje, kurse trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.