Rinia Demokratike e Klinës takim me kandidaten pët deputete Arta Pantina dhe drejtuesit e rinisë së PDK-së

Rinia Demokratike e Klinës ka zhvilluar një takim me kandidaten për deputete nga Klina që mban numrin 62 në listën e PDK-së, Arta Pantina, ku u diskutua për rolin e të rinjve në politikë dhe angazhimin e tyre në proceset vendimmarrëse.

Sipas njoftimit të publikuar në rrjetet sociale, në këtë takim morën pjesë edhe kryetarja e Rinisë Demokratike dhe njëherit kandidate për deputete, Arbnora Salihu, si dhe sekretari i rinisë, Festim Tasholli.

“Gjatë takimit biseduam hapur për angazhimin tonë si të rinj, për përgjegjësinë që kemi dhe për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kryetares dhe çdo kandidati të ri që përfaqëson energji, vizion dhe besim për të ardhmen”, thuhet në postim.

Pjesëmarrësit theksuan rëndësinë e përfshirjes aktive të të rinjve në politikë, duke e konsideruar rininë si shtyllë kyçe për zhvillimin dhe të ardhmen e vendit.

Takimi u zhvillua në një atmosferë bashkëpunimi dhe mobilizimi, në kuadër të aktiviteteve të Rinisë Demokratike të PDK-së para fushatës zgjedhore.