Rexhep Selimi në dhjetëshen më të votuar të VV-së

Më 6 tetor u mbajtën zgjedhjet parlamentare në vendin tonë. Populli vendosi për ndryshime, derisa edhe një herë disa nga deputetët e legjislaturës së kaluar, kandiduan edhe për një mandat të ri.

Rexhep Selimi, kandidat për deputet në radhët e Lëvizjes Vetëvendosje mori edhe një herë besimin e popullit, ndërsa sipas një liste jo zyrtarisht të publikuar me votat e kandidatëve për deputetë të VV-së, ai arriti të jetë ndër më të votuarit, përcjellë Indeksonline.

Selimi, sipas radhitjes, është i nënti, ndërsa mblodhi 15.728 6 vota.

Kujtojmë që fituese në këto zgjedhje doli Lëvizja Vetëvendosje, pasuar nga Lidhja Demokratike e më pas Partia Demokratike e Kosovës