Reagon OVL-UÇK në Klinë pas konfirmimit të aktakuzave ndaj luftëtarëve të lirisë

Pas konfirmimit të aktakuzave ndaj ish ushtarëve të UÇK-së, presidentit të vendit, Hashim Thaçit, ish krye parlamentareve Kadri veseli dhe Jakup Krasniqit dhe deputetit të Kosovës, Rexhep Selimit, ka reaguar kryetari i OVL- UÇK-së në Klinë, Hajdin Balaj.
Balaj për klinainfo ka thënë se konfirmimi i aktakuzave është një padrejtësi e madhe që po i bëhet luftëtarëve të UÇK-së të cilët janë simbol i lirisë.
Ai tha se lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë dhe e pastër.