Një person rrah dy policë në Stacionin Policor në Prishtinë

Dje, në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë është arrestuar një person nga Policia e Kosovës, pasi që i njëjti dyshohet se ka sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë,

Sipas raportit 24 orësh të Policisë, raportohet se zyrtarët për shkak të lëndimeve të marra kanë pranuar edhe tretman mjekësor.

Policia gjithashtu ka bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur në Stacionin Policor, derisa dyshohet që ka qenë edhe në gjendje të dehur.