Ramiz Rrustaj: Fuqia jonë qëndron te uniteti dhe përkushtimi ndaj qytetarëve

Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje (VV), dega në Klinë, Ramiz Rrustaj, ka zhvilluar një takim me kandidatët për Asamblenë Komunale të Klinës, ku është diskutuar për vizionin dhe hapat konkretë për zhvillimin e komunës.

“Dje pata kënaqësinë të zhvilloj një takim të frytshëm me kandidatët tanë për Asamblenë Komunale të Klinës. Diskutuam për vizionin tonë të përbashkët dhe për hapat konkretë që do të ndërmarrim për ta bërë komunën tonë më të zhvilluar, më të drejtë dhe më të afërt me qytetarët”, ka shkruar Rrustaj në një postim publik.

Ai ka shprehur bindjen se përmes angazhimit dhe bashkëpunimit, ndryshimi i shumëpritur në Klinë është i mundur.

“Jam i bindur se vetëm së bashku, me angazhim dhe bashkëpunim, do të arrijmë të sjellim ndryshimin që Klinës i duhet. Fuqia jonë qëndron te uniteti dhe përkushtimi ynë ndaj qytetarëve”, ka theksuar kandidati i VV-së.

Rrustaj e përmbylli postimin e tij me moton: #MeKlinën #PërKlinën.