Qytetari në Klinë raporton se dikush në oborrin e shtëpisë gjuajti me armë zjarri, arrestohet i dyshuari

Një qytetar në Klinë dje me 30.10.2025 ka raportuar në Polici se një person në oborrin e shtëpisë ka shtënë me armë zjarri në ajër dhe ka sharë e ofenduar.

Sipas njoftimit, Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku e ka arrestuar të dyshuarin dhe nga i njëjti ka sekuestruar një armë gjysmë automatike dhe një brisk.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.