Qytetarët e revoltuar tek Qendra e Regjistrimit, radhë të gjata në kohë pandemie

Qytetarë të shumtë po presin sot para objektit të Qendrës së Regjistrimit në kuadër të ministrisë së Punëve të Brendshme.

Pavarësisht situatës mjaftë shqetësuese me pandeminë COVID-19, tek kjo qendër thuajse çdo ditë pune po presin numër i madh i qytetarëve.

Në një video të dërguar në Indeksonline vërehet se qytetarë të shumtë po shprehin revoltë për mënyrën e funksionimit në këtë qendër.

Duhet përkujtuar që disa herë kjo qendër ishte e mbyllur për shkak të infektimit të personelit./