QMFK në Klinë nuk ka as kushtet minimale për trajtimin e pacientëve

Një nga qytetetarët e komunës së Klinës i cili dëshiroi të mbetet anonim, tregoi për portalin tonë Klina Info se sa të vështirë e kishte të merrte ndihmën e parë pas helmit nga ushqimi në QKMF-në e Klinës. E gjitha kjo sepse e njejta nuk kishte infuzion për t’i dhënë. Në pamundësi edhe për ta blerë infuzionin në barnatore përshkak që ato punojnë me një orar të caktuar, dhe në atë kohë të mbrëmjes ishin të mbyllura, pacienti detyrohet të shkojë në Pejë, për një ilaq aq të thjeshtë sa është infuzioni.
Gjendja e tillë e mjerueshme e mungeses së gjërave më elementare nëpër qendra të mjekësive familjare edhe pse kanë kaluar 20 vite nga lufta, është për të ardhur keq, shprehet ndër të tjera pacienti./Klina info/