QKMF “Nënë Tereza” në Klinë feston ditën e Pervjetorit të Nënë Terezës dhe Institucionit të saj 26.08.2025

Nën organizimin e QKMF-së dhe Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare “Nënë Tereza” në Klinë sot është mbajtur manifestim me rastin e Ditës së Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Klinë dhe Nënë Tërezes.

Në këtë organizim kanë marrë pjesë Nënkryetarja e Komunës së Klinës , znj.Marqe Tanushi Selmanaj, Drejtori i QKMF-së, Prof. Ass. dr. Gazmend Bojaj, Kryeinfermerja Teuta Baca Rukolli si dhe -Pensionistë të QKMF për vitin 2025 në Klinë ,si dhe stafi i QKMF-së në Klinë dhe qytetarë.

Drejtori i QKMF-së, Prof. ass. dr. Gazmend Bojaj, i përshëndeti të pranishmit dhe i falënderoi për pjesëmarrjen e tyre në këtë organizim. Për punën e mirë si dhe të gjithë pensionistëve ju deshiroi fat dhe shendet në jetë.

Nenkryetarja e Komunës i uroi të pranishmit për shënimin e kësaj dite të rëndësishme për QKMF-në, edhe për ta kujtuar veprën unike të Nënë Terezës, me të cilën ndihet krenar çdo shqiptar.

Ajo, po ashtu, para të pranishmëve premtoi se investimet komunale do të vazhdojnë për përmirësimin e kushteve në QKMF dhe në të gjitha qendrat e kujdesit shëndetësor në Klinë.
Përfaqsuesja e pensionistëve Dr Drita Gjergji falënderoi QKMF-në për respektin qe treguan për keta pensionistë ( gjithsejt 12) dhe falënderoi Menagjmentin për vlerësimin ne dhenien e mirenjohjevë dhe dhuratave ku edhe falënderoi në emer të gjithë pensionistëve.
Poashtu edhe Dr Haxhi Ibishi mori fjalën në emer të stafit të QKMF-së qe të falënderojë të gjithë keta pensionistë për bashkëpunimin dhe punën e tyre shumëvjeqare në QKMF.
Ne fund te ceremonise u ndane Mirenjohje dhe nga një dhuratë për të gjithë pensionistët qe kanë dal dhe do dalin në vitin 2025.
Urime QKMF-së Pervjetori i Nënë Terezes🚑✅