Pse nuk martohen priftërinjtë, tregon famullitari nga Ferizaj Don Viktor Sopi

Drejtori i përgjithshëm i Caritas Kosova njëkohësisht famullitar në Ferizaj- Don Viktor Sopi, ka thënë se gjërat e detyrueshme për t’u besuar janë të shkruara në dogma ndërsa për fenomenet tjera njeriu mund t’i besojë ose jo dhe me këto veprime nuk lëkundet bindja e tyre e krishterë

Ai ka thënë se besimi apo jo i ekzistencës së jashtëtokësore është çështje e bindjeve të lira dhe nuk është i obliguar për një gjë të tillë.

Famullitar në Ferizajt ka thënë se askush nuk mund ta dijë kur është fundi i botës. Ai ka thënë se sipas mësimit të krishterë janë disa shenja që mund të paralajmërojnë fundin e botës.

“Kur njëra mbretëri lufton kundër tjetrës, kur prindi çohet kundër fëmijës, djali kundër babait, kur nuk çmohet dinjiteti njerëzorë, kur nuk do të ketë jetë të dinjitetshme, kur rrjeti diellor do të merr tjetër kahje. Të gjitha këto janë shenja që tregojnë se po vjen fundi dhe i përshkruan edhe Bibla. Por askush nuk mund të thotë se kështu do të jetë fundi. Janë çështje që njerëzit i supozojnë. Nuk janë dogmë. Asnjë religjion monoteist nuk e definon kur dhe si”, ka thënë Sopi në RtvDukagjini.

Sopi ka sqaruar edhe një prej çështjeve më te diskutuara në opinion, mos martesën e priftërinjve.

Ai ka thënë se priftërinjtë mund të martohen para shugurimit. Pasi të shugurohen atyre nuk iu lejohet martesa për shkak se ata kanë zgjedhur vet përkushtimin për t’i shërbyer Zotit.

“Jo të gjithë kanë ato virtyte për të pranuar atë detyrë”, tha ndër të tjera Don Viktor Sopi