Pritet testimi i 5 familjarëve të infermieres së prekur në Klinë

Komuna e Klinës ka të konfirmuara 4 raste me koronavirus. Një nga ta ishte ndër rastet e para në Kosovë, një shtetase italiane e cila kishte punuar në Klinë. Ajo tashmë është shëruar dhe ka shkuar në vendlindjen e saj. Megjithatë, janë tri raste tjera aktive nga kjo komunë, e që asnjëri nga personat e prekur me COVID-19 nuk jetojnë në Klinë. Kryetari Zenun Elezaj ka se 5 familjarë të infermieres së konfirmuar me koronavirus do të testohen. Po ashtu, ai ka thënë se tashmë një person ka shkuar për t;u tedtuar, pasi kishte vizituar QKMF’në dhe kishte pasur simptoma

Elezaj ka treguar se personat që do të testohen për koronavirus dyshohet se kanë pasur kontakte me të prekurën me COVID-19 nga fshati Çabiç i kësaj komue.

Elezaj ka treguar se gjashtë familjarë të një infermiereje tjetër e cila kishte rezultuar pozitive në testimet për koronavirus, tashmë janë testuar.

Ndërkohë Elezaj ka thënë se një person nga komuna e Klinës tashmë është dërguar për testim, pasi kishte shkuar në QKMF me simptoma.

Ai ka treguar se QMF’të e Klinës janë mjaftueshëm të furnizuara me materiale shpenzuese.

Derisa ka bërë të ditur se qytetarët po i respektojnë udhëzimet e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës për të qëndruar në shtëpi.