Presidentja Osmani udhëton për në ShBA

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pas një ftese zyrtare nga Kongresi Amerikan, ku do të marrë pjesë në aktivitetet që zhvillohen në kuadër të sesionit pranveror të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, i cili këtë vit mbahet në qytetin Dayton në ShBA,

Siç njofton Presidenca, ky sesion sivjet shënon edhe 30-vjetorin e Marrëveshjes së Paqes së Daytonit për Bosnjën dhe Hercegovinën, prandaj edhe e tërë ngjarja do t’i dedikohet përpjekjeve për paqe e siguri në Ballkanin perëndimor.

Po ashtu, në këtë ngjarje të rëndësishme marrin pjesë edhe Presidentë të vendeve të tjera nga rajoni, si dhe përfaqësues të lartë të NATO-s, BE-së e SHBA-ve.

Në agjendë të Presidentes Osmani janë një sërë aktivitetesh, përfshirë fjalime në darkën kryesore si dhe në panele, e poashtu takime me delegacionet pjesëmarrëse.