Presidenti Thaçi lirohet në shtëpi pas intervenimit kirurgjik në QKUK

Presidenti i vendit Hashim Thaçi është liruar për në shtëpi pas intervenimit kirurgjik që pati gjatë ditës në Klinikën e Urologjisë në QKUK.

Kështu kanë bërë me dije vetë presidenti Thaçi përmes një shkrimi në Facebook.

“Sapo jam liruar për trajtim në shtëpi, pas një intervenimi që kisha sot në Klinikën e Urologjisë së Qendrës Klinike Universitare të Kosovës. U jam shumë mirënjohës mjekëve dhe stafit për trajtimin profesional. Po ashtu, i falënderoj të gjithë miqtë dhe përkrahësit që më kanë shkruar dhe janë interesuar për gjendjen time shëndetësore. HTH”, ka shkruar Thaçi