Presidenti Thaçi arrin në Tiranë, në mbrëmje do të jetë në Kosovë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sapo ka zbritur në Aeroportin Ndërkombëtarë të Tiranës “Nënë Tereza”, ku ateroi nga Haga,

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Thaçi përmes një postimi në Facebook, i cili njoftoi se në mbrëmje do të arrijë në Kosovë.

Po ashtu, presidenti ka njoftuar se nesër në ora 20:00 do t’u drejtohet qytetarëve lidhur me katër ditët e kaluara në Hagë.

“Sapo kam zbritur në Tiranë, nga kthimi prej Hagës dhe në mbrëmje do të arrij në Kosovë. Nesër në orën 20:00 do të flas për katër ditët e kaluara në Hagë. Ju uroj një fundjavë të bukur. Ju siguroj se askush nuk mund ta rishkruajë historinë tonë”, ka shkruar ai.

Thaçi po kthehet në Kosovë pas intervistimit katërditësh nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë lidhur me propozim aktakuzën për afrësisht 100 vrasje./